zoom

Politikë

“Më kërcënuan”- Ish-kryebashkiaku: Janë shpërndarë foto e video me imazhin tim! Janë të sajuara

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka pretenduar se është shantazhuardhe kërcënuar për të paguar një shumë parash.

Ai ka theksuar se pasi refuzoi të paguajë, gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara.

 

Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Ai thekson se ka bisedën me kërcënime e shantazhime, duke shtuar se “E mbyll me një ndjesë për secilin që i kanë ardhur ato imazhe me foton time”, ndërsa deklaroi se sapo të kthehet në Shqipëri, do të bëjë kallëzim.

Postimi i plotë:

Pershendetje miq të mi! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.

E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

Kapllanaj-fb