zoom

Politikë

Kaosi në Parlament, ministri i Brendshëm paralajmëron deputetët e PD: Do ju çoj në SPAK

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar deputetët e PD-së se do të çojë çështjen në SPAK pas kaosit të djeshëm në Kuvend.

Ministri e konsideroi djegien e karrigeve tek dera e Kuvendit, “një akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi”.

Ai theksoi se në Parlament nuk shkohet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Ministri Hoxha deklaroi se ngjarja do të referohet në përfundim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Postimi i ministrit:

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit te funksioneve kushtetuese,

Heqja me dhune e te drejtes se fjales,

Goditja per shkak te detyres,

Rrezikimi i jetes se deputeteve duke i goditur me mjete te forta,

Shkaterrimi me zjarr i prones publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.