zoom

Lajme

U përfolën disa herë për ndarje, si është marrëdhënia e Stines dhe partneres së tij

Stine dhe partnerja e tij, Graciela, me të cilën ka edhe një fëmijë, u përfolën disa herë për ndarje.

Por duket se çifti kanë sheshuar çdo mosmarrëveshje dhe janë më të lumtur se kurrë.

“MashAllah, jam i dashuruar dhe e kam nusen në shtëpi”, tha Stine në një intervistë.

Dyshja janë prindër të një vajze, Estias, dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje.

Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga nëna e vajzës së tij.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkroi ai.

Por, çifti duke se rregulluan çdo përplasje mes tyre, duke i dhënë sërish mundësi lidhjes.