zoom

Aktualitet

Gazetarët gjermanë reagojnë ndaj Edi Ramës: Ai telefonon gazetarët dhe u bën presion

Disa ditë më parë media e njohur gjermane, “der Spiegel” boti një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner të detajuar pushteti mafioz të Edi Ramës dhe narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi.

Në artikull gazetari i mirënjohur gjerman dhe europian, Mathieu von Rohr ka shpejeguar se Edi Rama i kishte marrë në telefon gazetarët për t’i intimiduar dhe t’u bëjë presion që të mos botojnë artikullin, praktikë kjo e njohur nga kryeministri shqiptar, gjë të cilën e ka bërë më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimint.

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së madhe Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe median tjetër FAZ, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi.
“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Pak kohë më parë, Martens e ka cilësuar Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të Serbisë kohëve të fundit, duke e krahasur atë me Pashiçin, kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme që kryeministri i ka bërë Kosovës dhe Albin Kurtit.