zoom

Aktualitet

EMRI/ Dhunohet me shkopa besjbolli efektivi në Tiranë

Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona.

Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën 3 Dëshmorët. Ai ndodhet në spitalin e Traumës.

Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë. Policia po punon për identifikimin e tyre.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.

Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të dëtyrës. Megjithatë hetuesit po hetojnë dhe pistën e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh.

I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

Postime të lidhura