Aplikacion
Edhe pse 7 ditë kohë për t’u vetëdorëzuar, Salianji zgjodhi ta bënte 24 orë pas vendimit të Gjykatës, ku ai u dënua për “Kallëzim të rremë”. Për Salianjin ky është çmimi që paguhet për të vërtetën, nën një qeveri që e konsideron të vërtetën krim.
Në “minutat e fundit” të lirisë, Salianji tha para mbështetësve se shpreson që beteja e tij të frymëzojë qytetarët, ata që vuajnë çdo ditë represionin e qeverisë.
“Do ta bëj betejën aty, shpresoj të frymëzoj gjithë qytetarët. E vërteta nuk ka çmim dhe e vërteta në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur të lajmëroj asnjëlloj forme të protestës. Miqtë që kanë lajmëruar për të qenë janë të mirëpritur, por nuk është një protest. Ju falenderoj ju mediat që keni qenë aleat të rëndësishëm në gjithë rrugëtimin, do të shihemi së shpejti. Është një betejë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballjen me regjimin gjithsecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganëve, policisë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë”, deklaroi Salianji, i eklipsuar nga zërat më të fortë të demokratëve që thërrisnin: Mos u dorëzo! Na ke ne! Na ke ne…