zoom

Lajme

Shkëlzen Berisha: Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur me dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka ironizuar vendimin e sotëm të Apelit, ndërsa shkruan: Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata.

Sot (26 shtator) Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg, deputetin e PD, Ervin Salianji për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatën elektorale për zgjedhjet në 2025 do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ”do ta bëj nga burgu”.

“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë.

Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale. Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.

E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD jashtë Gjykatës.