zoom

Aktualitet

Deklarata “bombë” e Murrizit: Politikanë dhe klerikë kanë dalë në “Sky”, ka përgjime

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi paralajmëroi zhvillime të bujshme në javët në vazhdim, me arrestime në nivele të larta.

Gjatë një interviste në “Të Pashoq”, Murrizi deklaroi se emra të caktuar politikanësh dhe klerikësh kanë dalë në përgjime në aplikacionin “Sky” dhe pritet që SPAK të veprojë.

“Nuk besoj se SPAK i ka duart e lira që ata ta sjellin dhe këta ta fshehin. Këtu dalin shumë. Ke nga drejtësia, ndoshta dhe prokurorët brenda SPAK, ke në Prokurorinë e Përgjithshëm, prokurorë e ish-prokurorë, gjyqtarë, politikanë, edhe klerikë. Pra nuk i ndaj as nga veshja, as nga gjuha. Nuk i hamendësoj, se nuk jam nga ata që shoh filxhan, por kam informacion”, u shpreh Murrizi.