zoom

Lajme

Nga Ministër i Brendshëm, Balla përfundon duke luajtur domino (Video)

Ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar një video nga Nju Jorku ku ka mbërritur së bashku me delegacionin nga Shqipëria në kuadër të Asamblesës së Përgjithshme të OKB.

Balla shfaqet duke luajtur domino, në një ambjent në një nga lagjet e Nju Yorkut.

Duket se pas largimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, Balla nuk paska detyrë më të rëndësishme për të bërë.

“Mes tironsave dhe bashkëatdhetarëve të tjerë në një nga lagjet e New York🦅🇦🇱”-shkruan Balla.
Pas largimit nga ministria e Punëve të Brendshme, Balla mban detyrën e drejtuesit politik për diasporës.