zoom

Slider

Kosova e shtata në botë për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Me një sukses historik, me 2 medalje ari në Xhudo, Kosova renditet sot në vendin e 7 në botë për numrin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi mori medaljen e parë të artë javën që kaloi.

Këtë të hënë, Nora Gjakova siguroi medaljen e dytë të artë.

Vendin e parë në renditje e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14 medalje, 7 të arta, 3 të argjendta dhe 4 bronzi.

E dyta renditet Kina me 15 medalje, 6 të arta, 3 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Vendin e tretë e mban Japonia, Britania e Madhe e katërta, Korea e Jugut pesta dhe Australia e gjashta. /Zoom.al