zoom

Aktualitet

Çfarë i ndodhi 31-vjeçarit në Kavajë? Iku nga shtëpia me makinë dhe nuk u kthye më

Prej dy ditësh, një 31-vjeçar në Kavajë është zhdukur pa lënë gjurmë.

I shqetësuar sepse nuk ka arritur dot të komunikojë me djalin që prej të hënës, babai i tij ka bërë denoncim në polici një ditë më parë.

Sipas të atit, 31-vjeçari është larguar nga banesa, me automjetin e vet dhe nuk është kthyer më.

Nga ai nuk ka ende asnjë gjurmë, duke ngritur pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të.

Policia e Kavajës ka nisur kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit.