Aplikacion
Arkitektuara e projekteve të kullave që po propozohen në Tiranë po kalon caqet e imagjinatës. Teksa kullat shtohen format janë nga më të ndryshmet.
Kulla që do të ndërtohet pas Inxhinierisë së Ndërtimit ishte pjesë e grupit të dytë të thirrjeve për kullat e shtetit. Ajo është projektuar nga studio Bahuku. E njëjta studio ka projektuar edhe zyrat e shtetit, që do të ndërtohen tek godina e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pranë shkollës Harry Fultz.
Ndërsa, e cila do të shërbëje për të akomoduar punonjësit e disa institucioneve publike do të ketë formën e një stalle, me çati në formë U-je, e cila ngjason me tunelet e koperativave të Enver Hoxhës.
Këto dy projekte të shpallura fituese në Grupin e dytë, tani do të tenderohen. Kompania ndërtuese, e cila do të shpallet fituese do të ndërtojë zyrat e shtetit me paratë e saj dhe në këmbim do të marrë falas tokën shtetërore pas Inxhinierisë së Ndërtimit, ku do të ndërtojë kullën 39 kate.
Projekti për energjizimin e qyteteve po zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Ai parashikon ndërtimin e zyrave të shtetit me paratë e privatëve dhe dhënien e tokës shtetërore falas për këta të fundit, me qëllim ndërtimin e kullave.