Aplikacion
Ish ambasadori Berisha tha se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe përfshirja e Turqisë atje, mund ta bëjë Shqipërinë vulnerabël ndaj këtyre ndikimeve.
Sipas Berishës, Janullatos me kohë ka dashur të fusë përçarjen mes myslimanëve në Shqipëri, përmes një rezolute të propozuar në Stamboll gjatë një takimi të katër besimeve atje, por që u kundërshtua ashpër nga kleriku katolik dhe ai bektashi.
Për ish diplomatin, vëmendja e një drejtuesi qeverie nuk duhet të jenë iniciativa të tilla siç është krijimi i një shteti brenda shtetit, por Kosova dhe përpjekjet e Shqipërisë për ta nhjohur atë në arenën ndërkombëtare.
Një nga elementët e prezantimit të kombit ka qene toleranca fetare. Shteti bektashi për mua është surprizë dhe lajm i keq që ka për qëllim të bëjë difuzion mediatik.
Më 1993, në sheshin Taksim në Stamboll, ka qenë një takim i pjesëmarrësve nga të gjitha fetë, nga Shqipëria, Imzot Rrok Mirdita që ka mbajt qëndrime të forta dhe të arsyeshme, mbreslënëse. Hafiz Sabri Koçi, Baba Dede Reshat Bardhi. Kryegjyshata Botërore është vendosur më 1924 në Shqipëri, pas një vendimi të Ataturkut që i përzuri bektashinjtë nga Turqia.
Imzot Rrok Mirdita na kërkoi të dilnim nga takimi, pasi do miratohej një rezolutë. Këtu po luhet një lojë që e ka hapur Janullatos, dhe e shtroi tezën. Baba Reshati tregoi mirëkuptim, dhe tha se nëse është në të keq të vendit tim, nuk e firmos.
Në atë takim, njeriu që donte të krijonte përçarje mes bashkësisë islame në Shqipëri ka qenë Janullatos. Ai e hodhi idenë dhe Imzot Rrok Mirëdita doli kundër. Sa më shumë përçarje të ketë në aspektin fetar aq më shumë dobësohet kombi jonë. Hapja e kutisë së pandorës për krijimin e një shteti brenda Shqipërisë do na çojë drejt konflikteve fetare.
Ne kemi Kosovën dhe Vuçic këtë do, e përmend autonominë në veri të Kosovës për shkak të prezencës së ortodoksëve atje, s’është kaq e thjeshtë.
Shqipëria sot kur njerëzit janë tulatë, të dhënë pas parasë dhe interesave të vogla personale, e shohin të ardhmen larg atdheut. Por s’duhet heshtur ndaj këtij projekti kaq antishqiptar.
Është zgjatje e projekteve të copëtimit të vendit tonë që ndihmohet shumë me heshtje. Rilindasit dhe patriotët tanë nuk heshtën, por bënë dy shtete. Bënë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në Stamboll u mboll një farë që i mbiu fruti këto ditë. Janullatos dhe Rama kanë lidhje që më ‘93 dhe dolën në pah tani. Trajktorja që ka ecur deri më tani, janë të frymëzuara nga qarqet shoviniste.
Kur shohim dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe reagimet nga Turqia e bëjnë Shqipërinë vulnerabël. Mund të ketë frymëzim për grupe tjera, të formave të tjera etike e fetare për të pasur shtetin dhe pavarësinë e tyre. Qarqet vorio-epirote, është frika ime më e madhe. Për ta ruajtur këtë territor, shqiptarët kanë kontribuar në atë që kemi sot.
Vendi ynë sot, s’plotëson asnjë standard për në BE. Ka disa struktura që janë pre e lobimeve që pranojnë çdo gjë si ky e shtetit bektashi dhe tjetër lobim me raporte të asaj që ndodh sot. Të gjithë emisarët flasin mirë kur vijën këtu, ndërsa raportet që përpilojnë më pas flasin keq për Shqipërinë. Janë produkte të lobimit.
Pse duhet qeveria dhe drejtuesi i një qeverie të meret me një shtet bektashi dhe nuk merr iniciativa për të njohur shtetin e Kosovës. Detyra jonë kombëtare është të konsolidojmë një shtet shqiptar, që jemi një komb. Duhet të mëkëmbet e të njihet, e vendosim vëmendjen te një gjë kaq artificiale dhe antikombëtare, ndarëse midis grupeve. Ne nuk dimë mendimin e komuniteteve tjera në vend.