Aplikacion
Mes tensioneve dhe përplasjeve në distancë midis palëve që kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla paralajmëron se Serbia po përgatitet për sulm tjetër.
“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi Sveçla në “Top Channel”.
Nga ana tjetër, një veprim i qytetarëve serbë në ditën përkujtimore të Afrim Bunjakut është marrë si provokim për Kosovën.
Familjarët e grupit terrorist serb kanë mbërritur sot në vendin ku u krye sulmi dhe kanë ndezur qirinj.
Ndërkohë ditën e sotme KFOR dhe EULEX ndodhen në patrullim në të gjithë zonën prej orëve të para të mëngjesit.
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë