zoom

Aktualitet

“Stuhi breshëri”/ Lajda Porja: Nesër rikthehen reshjet

Moti nesër do të përkeqësohet, duke rikthyer reshjet në disa zona të vendit.

Meteorologia Lajda Porja tha në një intervistë për “Klan” se dielli do të jetë prezent duke filluar nga dita e enjte, duke parashikuar mot të mirë edhe për fundjavën.

“Dita e martë do të ketë reshje të pakta në veri dhe qendër dhe rrebeshe të izoluara kryesisht në zonat jugore juglindore. Herë pas here në këto zona nuk do të mungojnë edhe stuhi breshëri, të izoluara. Mbetet e paqëndrueshme edhe dita e mërkurë. Më pas, nga dita e enjte, sidomos në pjesën e dytë të ditës, të premten dhe në fundjavë, do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve”, tha Lajda Porja.

Të martën parashikohet edhe erë e fortë, veçanërisht në mbrëmje, ndërsa temperaturat pas të enjtes do të arrijnë deri në 30 gradë.