zoom

Aktualitet

“Çmendet” i moshuari në Elbasan, kërcënon gruan se do ta vrasë. Rast dhune edhe në Korçë

Një 71-vjeçar në Elbasan kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij.

I moshuari me inicialet F. T. u arrestua në flagrancë nga policia, në momentin që po kërcënonte gruan se do ta vriste.

Ndërsa në Korçë, një grua u dhunua nga bashkëshorti i saj.

43-vjeçari u vu në pranga nga policia pasi rrahu bashkëshorten, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.