zoom

Slider

Kosova nuk ndalet/ Nora Gjakova, një tjetër medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Pas Distria Krasniqit, një tjetër xhudiste nga Kosova fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Nora Gjakova ka fituar vendin e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej xhudistje.

Fillimisht, xhudistja nga Kosova ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Më herët ajo mundi holandezen, Sanne Verhagen.

Në përballjen me japonezen, Gjakova fitoi përmes “Golden Score”.

Xhudistja nga Kosova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike. /Zoom.al