zoom

Lajme

Foto/ Aksidentohet rëndë ish-banori i “Big Brother Vip”

Ish-banori i Big Brother Vip, Gani Gërmia, ka tronditur ndjekësit me disa pamje të publikuara në “InstaStory” ku tregon se ka pësuar aksident të rëndë.

Ganiu shfaqi makinën e tij e cila duket se ka rënë në një greminë ku e shoqëron me një zemër të thyer duke nënkuptuar se nuk ishte e lehte kjo situatë që ka kaluar.

Më pas ai ka publikuar pamje nga fytyra e tij ku duket me shenja në zonën e fytyrës.

Detaje sesi ka ndodhur aksidenti nuk ka dhënë akoma por mesa duket ky aksident ka përfunduar me pasoja jo të rënda për ish-banorin.