Aplikacion
Pse i përdor Hezbollahu pagerët?
Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem.
Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.
SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve
SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet.
Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit./DW
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës