Aplikacion
Ai theksoi se ndryshimi në Kuvend i ligjit u bë me porosi, për vendosjen e Ermal Onuzit në kreut të Gardës, emër i cili u tha nga Bardhi në parlament në mars 2024.
Kreu i Grupit të PD theksoi se drejtori ishte zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës.
Bardhi: Në 10 shtator 2024 ministri i ri i brendshëm njoftoi se pas një konkurrimi të madh na kishte zgjedhur drejtorin e ri të gardës së republikës.
Drejtori i ri i Gardës ishte zgjedhur përpara ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës që u miratua nga ky Parlament.
Në mars 2024, ju kam thënë që ligji është investim me emër dhe mbiemër për të zgjedhur në krye ë Gardës një njeri që vinte nga jashtë sistemit, e mohuat dhe e votuat të gjithë, Dhe 6 muaj më pas emri që ju thamë, u zgjodh me konkurs të hapur, por atë e kemi thënë ne në mars 2024.
Dua të ngre një çështje për procedurë por që dëshmon si është katandisur Kuvendi. Më 10 shtator 2024 ministri Brendshëm njoftoi se pas një konkurrimi të madh na kishte zgjedhur drejtorin e ri të Gardës.
Në fakt drejtori ishte zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës. Ligjet me porosi janë kthyer në traditë për këtë mazhorancë
Në përputhje me kodin e etikës, të ngrini një komision etike dhe të hetoni si erdhi ligji, kush e solli, pse u votua. Jemi para një ligji të porositur që përben korrupsion.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet