Aplikacion
E ftuar në studion e “Të paekspozuar” Lala tha se hetimet për këto çështje dhe inceneratorin e Tiranës, nuk kanë përfunduar.
“Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!
Po ashtu, vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të “5D”, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, “ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe”. Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.
Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.
Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar”, u shpreh Lala.