zoom

Aktualitet

Dëshmia tronditëse e gruas që u dogj me benzinë nga burri: Nuk fle dot, më del ai para syve

Flet për herë të parë Melisa Trëndafili, gruaja që u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili më 31 gusht në Korçë.

Nga spitali, ku vazhdon të jetë e shtruar për shkak të djegieve të shkallës së tretë që ka në trup, Melisa Trëndafili u shpreh se jeton me frikë dhe me ankth për shkak të ish-bashkëshortit të saj.

Ajo rrëfeu se dy ditë para se të ndodhte ngjarja, ata kishin folur me njëri-tjetrin dhe kishin rënë dakord që të shkonin mirë për hir të fëmijëve.

“Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më, të tretën pastaj erdhi e bëri.

Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në Tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundem. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet”, tha Melisa Trëndafili për “Shqipëria Live”.