Aplikacion
Së bashku me partnerin e saj të ri, Erolld Belegu, Diola është “arratisur” në Las Vegas për të festuar.
Në Instagram ajo ka ndarë momente nga festa e saj, ku në një postim shihen së bashku me Erolldin në një kazino.
Ish-banorja e Big Brother VIP ka falenderuar të dashurin e saj për gjithçka, ndërsa Erolld Belegu i ka bërë një dedikim romantik në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur. Çdo moment me ty është një dhuratë e çmuar dhe në këtë ditë të veçantë dua që ti të ndihesh e rrethuar me gjithë dashurinë dhe lumturinë që meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe lumturisë time çdo ditë. Të dua dhe faleminderit”, ka shkruar Erolld Belegu.