Aplikacion
Për formacionin që do të hedhë në fushë për ndeshjen e të martës, Sylvinho shpjegoi se është ende herët për të folur me bindje, për shtoi se ka besim te të gjithë emrat që ka në skuadër.
Kjo fitore kundër Ukrainës, sipas Sylvinhos, ësbtë shumë e rëndësishme për motivimin dhe rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar.
Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq. Por sa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë.
Ndryshime me Gjeorgjinë? Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa.
Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar. Kjo është puna”, tha Sylvinho për mediat, pas ndeshjes.