zoom

Aktualitet

EMRAT/ U qëllua me armë drejt makinës së tij në Shkodër, zbulohet pronari. Autori në kërkim

Makina që është qëlluar me armë është në pronësi të Sokol Kajoshit, ndërsa nuk dihet se kush ka qenë në automjet.

Pasi është qëlluar ndaj tij, drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë.

Policia ka identifikuar dhe autorin e dyshuar të ngjarjes në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi .

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Postime të lidhura