zoom

Aktualitet

Vritet amerikania në Bregun Perëndimor/ Dëshmitarët: E qëlluan ushtarët izraelitë

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një grua amerikane gjatë një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të premten, thanë një dëshmitar dhe dy mjekë për mediat e huaja.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi vdekjen 26-vjeçares, por nuk tregoi nëse ajo u qëllua nga trupat izraelite. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë duke mbledhur informata për rrethanat e vrasjes së saj dhe se do të komentojnë më hollësitë më vonë.

Ushtria izraelite tha se është duke i shqyrtuar raportimet se trupat e saj e kanë vrarë një shtetase të huaj duke shtënë ndaj një nxitësi të dhunës në zonën e protestës.

Gruaja që u qëllua për vdekje po merrte pjesë në një demonstratë javore kundër zgjerimit të vendbanimeve. Këto protesta kanë qenë të dhunshme në të kaluarën. Para një muaji, qytetari amerikan Amado Sison u qëllua në këmbë nga forcat izraelite, sic tha, duke tentuar të ikë nga gazi lotsjellës dhe të shtënat.