zoom

Aktualitet

Sherri për 75 mijë €! Vrau të atin dhe e hodhi në pus, dëshmia e djalit: Më tha ‘Të vras’

Është zbardhur dëshmia e Esmerald Ballës, i cili vrau babain e tij më 11 Gusht dhe pasi hodhi trupin në pus e denoncoi të zhdukur.

Ai ka rrëfyer versonin e tij të ngjarjes, teksa ka treguar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre kur zbuloi zhdukjen e një shume prej 75 mijë euro nga kasaforta.

33-vjeçari ka deklaruar si hodhi kufomën e të atit në pus, e denoncoi të zhdukur pas 2 ditësh ku në polici deklaroi se i babain i tij kishte marrë lekët dhe ishte larguar me një femër.

Esmarald Balla: Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mije euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për te cilën kishim rene dakord. Shkova te vendi për te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Unë te vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh.

Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja.

Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Thash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte kështu.

Postime të lidhura