zoom

Aktualitet

DINAMIKA/ Djali e vrau babanë për para, i merrte lekë nga kasaforta. Si e planifikoi krimin

Zbardhet dinamika e vrasjes makabre të regjistruar në Shënavlash të Durrësit, ku djali ekzekutoi babanë.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se 62-vjeçari Enver Balla u vra nga djali i tij për para.

Enver Balla me familjen

Enver Balla me familjen

I moshuari kishte një kasafortë me lekë, të cilën e kishte vendosur në dhomën e djalit të tij, ndërsa çelësin ai e mbante gjithmonë me vete. Brenda kasafortës, Enver Balla kishte të ruajtura 75 milionë lekë.

Enver Balla

Enver Balla

Por djali, Esmerald Balla, e grabiste atë në mënyrë të vazhdueshme. Ai kishte hapur nga mbrapa kasafortën me gur fleksibël dhe vazhdimisht merrte para nga aty.

Esmerald Balla

Esmerald Balla

Enver Balla zbuloi çfarë po bënte i biri në momentin që kërkoi të merrte 20 milionë lekë nga kasaforta, për të investuar te shtëpia që po ndërtonin. Aty ai ka kuptuar se i mungonin para dhe ka nisur debatin me të birin.

Pas kësaj situate, Esmerald Balla ka planifikuar vrasjen e të atit. Të nesërmen, rreth orës 8:30-09:00 të mëngjesit të 13 gushtit, ata kanë dalë së bashku te stani i tyre. Aty më pas Esmeraldi ka qëlluar babanë me armë zjarri.

Nga aty, ai ka ngarkuar trupin e pajetë në furgonin e tij dhe e ka transportuar atë te një stan tjetër, 1 km larg, dhe aty e ka hedhur në pus.

Më pas, Esmerald Balla ka shkuar në komisariat për të denoncuar babanë, Enver Balla, si të zhdukur, me qëllim për të humbur gjurmët e vrasjes.

Policia e zbardhi vrasjen 20 ditë më vonë, falë përgjimit të celularit të Esmerald Ballës, ku kanë zbuluar mesazhe dhe biseda të tij që tregojnë për ngjarjen e rëndë.

Më pas, Esmerald Balla ka pranuar krimin, duke deklaruar se e vrau babanë sepse i kishte marrë shuma parash.

Postime të lidhura