zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është Enver Balla, u vra nga djali i tij. Si e zbardhi policia ngjarjen makabre

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Enver Balla, 62 vjeç. Ai është viktima e radhës e krimit në familje.
Enver Balla

Enver Balla

62-vjeçari u ekzekutua me armë gjahu nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas e denoncoi si të zhdukur në polici.

Bashkëshortja e Enver Ballës ka ndërruar jetë tre vite më parë.

Enver Balla me familjen

Enver Balla me familjen

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Postime të lidhura