zoom

Aktualitet

Vrasja makabre në Durrës/ Djali e denoncoi babanë si të zhdukur

Zbardhen më shumë detaje nga ngjarja makabre e ndodhur në Shënavlash, ku djali ka vrarë babanë dhe më pas trupin e pajetë e ka hedhur në pus.

Kjo ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur 20 ditë më parë, por Sektori i Krimeve të Rënda ka zbuluar vrasjen pas hetimeve të kryera pas një denoncimi të bërë për humbjen e 62-vjeçarit.

Familjarët e tij, disa ditë më parë, kishin denoncuar në polici se i moshuari ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Sipas policisë, denoncimi ishte bërë nga djali i tij.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, është njoftimi i policisë.

Pusi ku është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit ndodhen në tokën e familjes.