zoom

Aktualitet

DETAJE nga atentati në Don Bosko/ Autorët qëlluan me silenciator. Gjendet makina e djegur

Për të realizuar atentatin në Don Bosko autorët kanë përdorur silenciator.

Ata kanë qëlluar në drejtim të Kastriot Elezajt dhe Renaldo Metushit, ndërkohë që ishin të ulur në një lokal në zonë, pranë zyrave të OSHEE.

Pasi kanë qëlluar me silenciator, autorët janë larguar me një mjet tip “Golf 5”.

Mjeti më pas është djegur në Qerek.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi u plagosën në gjoks dhe këmbë. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkaku i ngjarjes nuk është zbardhur ende, por Kastriot Elezaj ka qenë i dënuar për trafik nga Italia.