Aplikacion
Sipas Bashës, kallëzimi nuk do të bëhet vetëm për ngarkesën e dalë nga Porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës, por edhe për dëmin në shëndet që aktiviteti i kësaj kompanie ka shkaktuar për qytetarët në Elbasan.
“Ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur, që është maja e ajsbergut për qindra ton helme, që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.
Qeveria kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte nga shtatori në nëntor