Aplikacion
Shkëputja nga celulari përmirëson raportet sociale
Edhe ndalimi i përdorimit të celularit gjatë pushimit mes orëve të mësimit ka efekt pozitiv.
Në shkollat, ku celularët ndalohet të përdoren edhe gjatë kohës së pushimit, është përmirësuar atmosfera, njoftoi radioja holandeze NOS.
“Koha e pushimit në këto shkolla ka nxitur frymën shoqërore, sepse nxënësit bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin”, thotë studiuesi Loes Pouwels nga Universiteti Radboud në Nijmegen.
Edhe vende të tjera europiane ndalojnë celularin në klasë
Lidhur me ndalimin e celularëve në shkolla në Holandë është diskutuar ashpër. Disa ministra kulture fillimisht nuk e merrnin në konsideratë ndalimin e celularit në nivel kombëtar dhe po ashtu drejtoritë e shkollave kërkonin që të vendoseshin rregulla lokale, njofton radioja NOS. Fillimisht shumë prindër u angazhuan, që fëmijët e tyre të mos përdornin celularë në shkollat fillore, pikërisht sepse rrjetet sociale krijojnë varësite fëmijët.
Si Holanda edhe Greqia e Italia i kanë ndaluar celularët në klasë, ndersa në Gjermani prej kohësh po diskutohet për një hap të tillë. Organizata OECD bazuar në një studim së fundi këshilloi, që celularët të përdoren me përgjegjshmëri në orët e mësimit./DW