Aplikacion
“Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore”- u shpreh kryediplomati grek.
Për Belerin ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë dhe ministri i Shtetit, Pavlos Marinakis.
“Është padyshim një zhvillim pozitiv lirimi i tij gati 40 ditë ose pak javë para mbarimit të afatit të dënimit, kjo nuk do të thotë që do të harrojmë gjithë ato që ndodhën këto 16 apo 17 muaj , rëndësinë e atyre që ndodhën. Dhe nuk do ti harrojmë pasi në personin e Fredi Belerit qeveria greke shikon gjithë qytetarët grekë dhe gjithë minoritetin kombëtar grek të Shqipërisë, të cilin do vazhdojmë ta mbështesim, do jemi përkrah tij dhe tashmë ky minoritet grek i Shqipërisë dhe Greqia, bashkë me grekët, kanë një përfaqsues të tyre të zgjedhur në PE , i cili do të jetë aty , do të flasë për të drejtat njerëzore , do të japë më shumë beteja . Siç kemi thënë shumë herë çështja e mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë , të të drejtave të një të akuzuari, këto çështje janë të shenjta, kanë rëndësi të madhe ,pra përshëndesim lirimin e tij , por në asnjë mënyrë nuk harrojmë çfarë ndodhi muajt e kaluar”, sipas zëdhënësit të qeverisë.
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)