zoom

Lajme

Dy ish-banoret e Big Brother VIP i japin fund miqësisë së tyre?

Dy ish-banoret e Big Brother VIP, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.

Diçka e tillë përflitet në rrjetet sociale, për shkak se dy ish-banoret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Arsyeja pse ato nuk ndiqen më nuk dihet, por shpesh marrëdhënia mes tyre është vënë në dyshim nga fansat, të cilët më parë kanë vënë në pikëpyetje faktin pse ato nuk takoheshin shpesh.

Mikela dhe Efi u njohën vite më parë në emisionin “Përputhen” dhe vazhduan për disa vite shoqërinë e tyre.

Ato nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet, pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën edhe pa Mikelën.

Postime të lidhura