Aplikacion
Në videon e bërë publike nga mediat në Kosovë duket momenti kur disa persona mbi motor nisin të qëllojnë me breshëri, ndërsa të dëgjohen dhjetëra të shtëna rresht.
Sipas raportimeve, në ato minuta janë gjuajtur rreth 100 plumba.
Gjatë përplasjes me armë humbi jetën Premtim Gashi, që kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Gjatë të shtënave mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë, Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.
Familjet Sekiraqa dhe Capat, të përfshira në përplasjen me armë janë të njohura edhe si grupe që janë në konflikt prej disa kohësh.
Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person.
Pas tymit të korrupsionit, aferës së inceneratorëve i dalin flakët. Plehrat po digjen si në ’90