zoom

Aktualitet

U dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti/ QSUT tregon si është gjendja e 31-vjeçares

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e klinikës së djegie plastikës në QSUT.

Zyra e Shtypit i tha për media se gjendja e 31-vjeçares është e qëndrueshme, pa ndonjë ecuri se një ditë më parë.

Sipas komunikimit me mjeken roje dr.Senera Hoxhën, e reja ka djegie në 35 përqind të trupit, të shpërndara në disa pjesë si fytyrë, qafë dhe gjymtyrë, por jo shumë të thella dhe kjo është e rëndësishme.

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në qytetin e Korçës ku Melisa u spërkat nga bashkëshorti me benzinë dhe i vuri flakën për motive xhelozie.