zoom

Aktualitet

Gruaja u dogj me benzinë/ Reagon Manja: Krim i neveritshëm, asnjë tolerim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar 24 orë pas ngjajres së rëndë ku Bledar Trëndafili, sulmoi me benzinë dhe zjarr bashkëshortën në process divorci.

Ministri shprehet i tronditur dhe kërkon që drejtësia e drejtuar prej tij t’i japë një ndëshkim shembullor.

“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë.”– shkruan Manja në rrejtet sociale.

“Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”- shprehet ministri i Drejtësisë, megjithëse instituionet në varësi të tij nuk mundën ta parandalonin ngjarjen.

Reagime të ngjashme bënë më herët ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme Petrit Malaj.