zoom

Lajme

Dyshime se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndarë – Flet kunata e moderatores

Në një kohë kur kudo në rrjet po përflitet se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë ndarë, ka reaguar kunata e tyre.

Nusja e vëllait të Getoarit, Rida Gërdovci ka treguar për raportin shumë të mirë që ka me Marinën dhe kjo po komentohet në rrjet si një shenjë që gjërat mes çiftit janë në rregull dhe se nuk ka krisje në familje.

“Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek,” rrëfeu Rira Gërdovci gjatë një interviste për mediat në Kosovë.