zoom

Aktualitet

Vritet shqiptari në Bruksel, u qëllua me armë për një vend parkimi

Një emigrant shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në Bruksel.

Mediat e huaja raportojnë se ai u qëllua nga fqinji i tij, pas një konflikti të vazhdueshëm që kishin për një vend parkimi.

Identiteti i shqiptarit nuk është zbardhur ende nga autoritetet belge, ndërsa autori është vënë në pranga pas ngjarjes.

Sipas mediave, shqiptari ishte baba i tre fëmijëve.

Postime të lidhura