zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është shqiptari që u vra me armë zjarri në Bruksel. Në gjendje kritike kushëriri i tij

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e emigrantit shqiptar në Bruksel.

Ngjarja e rëndë, sipas mediave vendase, ka ndodhur të dielën në Machelen, por detajet po dalin në dritë sot.

43-vjeçari shqiptar që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri është identifikuar si Shpëtim Ayvazi, baba i tre fëmijëve.

Ai u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, një 61-vjeçar italian, me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme për një vend parkimi.

Italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të 43-vjeçarit, një 19-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë.

I riu është në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa autori u arrestua pas ngjarjes, edhe pse tentoi të arratisej.