zoom

Aktualitet

Sherr masiv me sende të forta në një lokal në Palasë, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal nate në bregdet.

Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv një prej të dhunuarve ka përfunduar në tokë, ndërsa të tjerë persona i shkojnë në ndihmë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xhoni Spaho, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. Ata, sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt“, njofton policia.

 

Postime të lidhura