zoom

Aktualitet

“Pas tradhtisë ka dashur të vrasë veten”/ Detaje të reja nga plagosja në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e pak ditëve më parë në Tiranë.

Gjatë dëshmisë në polici, nipi i efektivit Erjon Goxhara ka treguar se daja i tij ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.

Madje sipas tij, ka shprehur edhe mendime për ti dhënë fund jetës.

Ai ka treguar se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit” thuhet në dosjen hetimore.