zoom

Aktualitet

DINAMIKA/ Si u masakrua i moshuari në Memaliaj nga 23-vjeçari. Kush e hodhi në humnerë?

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë në Memaliaj.

Pasi prangosi autorin 23-vjeçar Berti Kanushi, policia bëri me dije se ai është shtyrë drejt krimit nga bashkëshortët Skëdner dhe Darovi Ajdini.

Fillimisht ka qenë i riu ai që ka masakruar me thikë të moshuarin dhe më pas, sipas policisë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Skënder dhe Darovi Ajdini më pas janë përpjekur të fshehin krimin, duke e hedhur trupin e të moshuarit në humnerë.

Ai u gjet pas dy ditësh në përrua, pas denoncimit të vajzës së tij për zhdukjen e 72-vjeçarit.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij”, shpjegoi policia.