zoom

Aktualitet

Foto/ Ky është Ersild Ishmi, një prej të vrarëve në Velipojë

Ersild Ishmi është një prej të rinjve që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Velipojë, pas breshërive së plumbave që qëlluan dy vëllezërit Gëzim dhe Eduard Frroku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin “Holiday”, në pronësi të dy vëllezërve.

Ersild Ishmi humbi jetën së bashku me kunatin e tij (vëllai i bashkëshortes), Arsid Hoxha.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve Frroku.

33-vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel “Holiday”.