Aplikacion
Blutë bëjnë me dije se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit me iniciale E.F., dhe G. F., të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas infomacioneve parapraka nga policia, dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./ Zoom.al