zoom

Lajme

Shtatori sjell risi në ekran/ Kush janë moderatoret që rikthehen. Emra të njohur ngelen jashtë

Sezoni i ri televiziv në shtator do të vijë me surpriza.

Shumë emra të njohur moderatoresh, që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në ekran duket se do të mungojnë këtë herë.

Mes tyre është Arbana Osmani, e cila pavarësisht se ka konfirmuar se do të ketë një projekt televiziv që do ta rikthejë në ekran, duket se ky moment nuk do të jetë shtatori.

Edhe pse Arbana u përfol se do të bashkëmoderonte “Big Brother VIP Kosova” me Luiz Ejllin, diçka e tillë duket se mbetet vetëm thashethem sepse ky projekt i është ribesuar Jonida Vokshit dhe Alaudinit.

Një tjetër emër i njohur që në shtator nuk do të shihet në ekrat përflitet të jetë ai i Luana Vjollcës. Pas një eksperience disavjeçare, Luana iku nga “Top Channel” te “Klan”, ku së fundmi moderoi “Love Island”. Por duket se ky format do të mungojë këtë sezon në ekranin e “Klan”, ndërsa për Luanën ka thashetheme se po negocion me një televizion tjetër.

Në shtator do të mungojë edhe figura e Fjoralba Ponarit. Ajo braktisi “Top Channel” për “Vizion Plus”, ku ju besua moderimi i “Ferma VIP”. Por në edicionin e dytë të spektaklit, Fjorlaba ka vendosur të heqë dorë, për arsye që nuk janë njoftuar ende.

 

Po jashtë ekranit do ta shoh veten edhe Roza Lati. Pas përfundimit të “Big Brother”, moderatorja përflitej se do të ishte pjesë e “Dancing with the Stars”. Por kur ky format u anulua për këtë sezon, Roza dëshironte të kishte një format të sajin. Por duket se një projekt i tillë nuk është miratuar prej ngjashmërisë që projekti kishte me “Ftesë në 5”, të drejtuar nga Bieta Sulo.

Nga ana tjetër, shtatori duket se do të rikthejë në ekran Kiara Titon. Pas eksperiencës së saj në “Dancing with the stars Fun Club”, Kiara ka konfirmuar në rrjetet sociale se po punon për një projekt të ri televiziv.

E paqartë mbetet se cili do të jetë formati që do t’i besohet Kiara Titos, ndërsa vetë moderatorja ka preferuar të tregohet hermetike.