Aplikacion
Forcat speciale mësohet se kanë shkuar në banesë dhe i kanë thyer derën. Më pas i kanë thënë që “të rrezikohet jeta, do të të bëjnë atentat dhe do vish me ne”.
Por, Plarent Dervishaj është vendosur në pranga dhe më pas është dërguar në stacionin e policisë në Dubai.
Mësohet se ai nuk është lejuar të flasë me avokatin dhe pasi ka qëndruar për disa ditë në paraburgim është ekstraduar me avion në Shqipëri ku u arrestuar në Rinas nga policia shqiptare.
Plarent Dervishaj akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, si edhe atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoj.