Aplikacion
Të njëjtën masë sigurie gjykata edhe për Julian Meçajn për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK, drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuarit iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.
Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se “kanë ardhur vetë për t’u përballur me drejtësinë” dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie, pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje.
Plarent Devishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shkak se dyshohet si organizator i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, në afërsi të Durrësit. Ndaj tij GJKKO, ka caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”.
Nga ana tjetër më datë 26 shkurt 2005, në Durrës, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu me armë zjarri. Ndërkohë sipas Policisë së shtetit, më datë 27 shkurt 2005, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Për sa i përket Julian Meçajt, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”.
Më datë 01 nëntor, 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe ish prokurori Arjan Ndoj, dhe Alekasander Laho. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.