zoom

Aktualitet

Qindra pako me kokainë drejt Zvicrës/ Skaneri “fundos” tre shqiptarët “korrierë”

Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pas zbulimit të qindra pakove me kokainë në portin e Livornos.

Sic bëjnë me dije mediat e shtetit fqinj, shqiptarët kishin mbërritur në port për të pritur ngarkesën prej 148 kilogramësh kokainë e cila ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador.

Ishte pikërisht skaneri që zbuloi sasinë e lëndës narkotike e cila ishte vendosur në një kontenier bananesh dhe kishte destinacion final Zvicrën.

Operacioni u krye nga autoritet italiane në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare doganore.

Sipas autoriteteve italiane ky është sekuestrimi më i madh i kokainës vitet e fundit në këtë port, ndërsa ‘skema’ e kokainës në banane është kapur disa herë edhe në portin e Durrësit.